Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri sirian i Mbrojtjes: Do ta përdorim ushtrinë për mbrojtjen e vendit,...

Ministri sirian i Mbrojtjes: Do ta përdorim ushtrinë për mbrojtjen e vendit, jo kundër popullit

Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Përkohshme në Siri, gjeneralmajori Murhef Abu Kasra

Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Përkohshme në Siri, gjeneralmajori Murhef Abu Kasra deklaroi se ushtria ishte “burim frike dhe ankthi” për qytetarët gjatë regjimit të rrëzuar të Asadit dhe shtoi se në periudhën e re ushtria do të përdoret për të mbrojtur vendin, jo kundër popullit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë Siriane të Lajmeve (SANA), Abu Kasra në deklaratën e tij tha se regjimi i Bashar al-Asadit përdori forcat e armatosura dhe ushtrinë për mbrojtjen e vetes në vend që të mbrojë popullin.

Abu Kasra tha se kjo situatë bëri që ushtria të fitonte një reputacion të keq dhe u bë një “burim frike dhe ankthi” për njerëzit. “Qëllimi kryesor i ushtrisë është mbrojtja e atdheut dhe mbrojtja e popullit. Ne premtojmë se do të punojmë për kthimin e ushtrisë në këtë qëllim. Një nga prioritetet tona më të rëndësishme do të jetë sigurimi që publiku t’i besojë ushtrisë përsëri në epokën e re”, tha ai.

Exit mobile version