Ballina Lajmet Kosovë Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë arrin në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë arrin në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka arritur në Kosovë.

Ai është pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, raporton Telegrafi.

“Mirëprita në Prishtinë mikun tim dhe ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Gjermania mbetet një partner strategjik i Kosovës”, shkruan ministri Hoxhaj.

Ministri Gabriel gjatë qëndrimit në Prishtinë, përveç takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa, ku do të ketë edhe një konferencë për media.

Exit mobile version