Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi: S’luftojmë as kundër Kosovës, as kundër serbëve

Deklarata e ministrit të mbrojtjes në Malin e Zi, Perdrag Boshkoviq se shteti i tij do ta ndihmonte Kosovën përmes ndonjë operacioni të NATO-s kishte nxitur reagime të ashpra në shtetin e Serbisë.

Disa ditë pas, ai ka thënë se Mali i Zi nuk e dëshiron luftën as kundër serbëve dhe as kundër shqiptarëve, dhe se do të angazhohet vetëm për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale. Ai ka thënë se fjalia e tij është nxjerrur nga konteksti dhe është interpretuar në mënyrë të ligë nga media të caktuara./Mesazhi/