Ministri Lluka e pranon: Telekomi i Kosovës është në prag të falimentimit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë sot se Telekomi i Kosovës është në prag të falimentimit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se disa kontrata të luidhura janë duke u hetuar, shkruan lajmi.net.

“Me implementimin e kodit +383 tani të hyrat në vit janë 5 milionë euro. Telekomi sot prapë po operon me një humbje rreth 15 milionë euro. Telekomi sot rrezikohet nga shumë operatorë për me përfunduar tek përmbaruesi”, ka thënë ai,

“Të gjitha këto kontrata me përfunduar te përmbaruesi e rrezikon operimin e tërësishëm të Telekomit prandaj për këtë arsye Telekomi është në buzë të falimentimit”, ka shtuar ai.

Lluka po ashtu ka bërë të ditur se licensa Telekomit të Kosovës i skadon në korrik.