Ministri Likaj arsyeton zëvendësministrin pa fakultet: Në njërin kolegj e ka notën mesatare 9

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është përgjigjur në pyetjet e deputetëve sa i përket emërimit të zëvendësministrit i cili është ende studentë.

Likaj tha se atë e ka pasur student dhe e di se është duke vijuar studimet në dy universitete, në publik dhe në privat.

“Sa i përket zëvendësministrit, unë e kam pasur student, ai studion në dy kolegje, një në privat dhe një publik. Një e ka notën mesatare në 9. Nuk është rast i shkëlqyer, por është i njohur me problemet e rinisë. Në të dy është në përgatitje të diplomës.

“Unë kam menduar se në momentin strukturat e kanë deleguar për zv ministër, unë e kam menduar që me e fokusua me problemet e rinisë”, tha ai.

Deputeti i LVV-së Fitim Uka, pyeti se cila do të jetë detyra e zëvendësministrit.

“Është emëruar një zv ministër që të paktën aq sa ne dimë është pa një CV të pastër. Çfarë përgjegjësisë do të ketë ky dhe cili është plani i punës së tij”, tha ai.

Në përgjigjen e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se do ta orientojë tek problemet e të rinjve të vendit. “Unë kam menduar se në momentin strukturat e kanë deleguar për zv ministër, unë e kam menduar që me e fokusua me problemet e rinisë”, tha ai.