Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds të enjten do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi.
Sipas njoftimit ceremonia zyrtare e pritjes do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së dhe do të fillojë nga ora 14:00.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër, (enjte), më datë 12 dhjetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Letonisë, Andris Sprūds. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00”, thuhet në njoftim