Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, ka deklaruar se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar që ka për njohjen e Kosovës.
Radman komentoi edhe deklaratën e ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili tha se kroatët dhe kosovarët janë “vëllezër të armëve”.
Ministri kroat paralajmëroi Vulin për këto deklarata, duke thënë se rruga e Serbisë për në BE kalon edhe nga Kroacia.
“Serbia është e vetëdijshme për një presion të caktuar ndërkombëtar kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, sepse ky është realiteti, dhe pastaj ata duan të projektojnë zhgënjime të caktuara ndaj Kroacisë”, tha Grlic Radman. /abcnews