Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca s’ka marrë ende konfirmim zyrtar për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone.
“Sa i përket rastit konkretë ne nuk kemi asgjë të konfirmuar, këto janë pretendime të zotëri Daçiq”, ka thënë Konjufca.
Derisa tërhejqen e njohjes e ka shpalosur në një konferencë për media , ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Ndërsa, mediat kanë publikuar edhe momentin ku Daçiq bashkë me ministren e jashtme të këtij shteti nënshkruajnë dhe prezantojnë para gazetarëve notën verbale me të cilën konfirmojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës