Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe popullin turk, për vdekjen e nëntë personave dhe lëndimin e më shumë se shtatëdhjetë të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të Rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.
Ministri Konjufca ka thënë se po ndjekë me
shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.
“Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së
Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh
ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë
qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e
Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.
Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Konjufca ka thënë
se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të
ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke,qëtë kalojnë
këtë situatë të rëndë të krijuar nga termeti shkatërrues.