Ministri izraelit i Mbrojtjes ka pohuar se politika izraelite e urisë është zyrtare dhe do të vazhdojë. Izraeli nuk do të lejojë ndihma humanitare të hyjnë në Gaza, dhe as organizatat humanitare të Kombeve të Bashkuara të shpërndajnë ushqim — pavarësisht paralajmërimeve të qarta se një urie e përmasave të plota është duke u afruar.
Për më tepër, Izraeli ka shprehur synimin për të krijuar një mekanizëm të ri ku do të vendoste vetë se kush mund të përfitojë nga ndihmat humanitare. Kombet e Bashkuara e kanë quajtur këtë të papranueshme.
Burime nga agjencitë e OKB-së kanë deklaruar se Izraeli kërkon të kontrollojë dhe aprovojë përfituesit e ndihmës përpara se t’u dërgohet ushqimi dhe ndihma — një kusht që agjencitë nuk mund ta pranojnë.
Kjo është situata aktuale: Politika zyrtare e Izraelit është “pa ushqim, pa ujë, pa ndihmë për Gazën”, ndërsa paralelisht merr gjithnjë e më shumë nga territori i këtij rajoni.





