Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri iz’raelit viziton një bazë ush’tarake, flet për su’lmin e mundshëm ndaj...

Ministri iz’raelit viziton një bazë ush’tarake, flet për su’lmin e mundshëm ndaj Iranit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant gjatë vizitës në një bazë ushtarake izraelite dha një deklaratë lidhur me sulmin e mundshëm të vendit të tij ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Gallant vizitoi bazën ajrore Hatzerim në jug të Izraelit.

Gallant iu drejtua ushtarëve izraelitë me fjalët: “Pas sulmit ndaj Iranit, të gjithë do të kuptojnë se çfarë keni bërë në procesin e përgatitjes dhe stërvitjes”.

Irani nisi sulm me raketa ndaj Izraelit më 1 tetor. Qeveria e Tel Avivit ka thënë se do t’i përgjigjet këtij sulmi.

Televizioni izraelit “Channel 13” pretendon se SHBA-ja i ka kërkuar Tel Avivit të “zbusë” sulmin ndaj Iranit.

Asnjë deklaratë nuk është dhënë nga qeveria izraelite lidhur me këtë pretendim. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në deklaratën e tij sot në Tel Aviv, paralajmëroi se përgjigjja e Izraelit ndaj Iranit nuk duhet të “rrisë tensionet”.

Exit mobile version