Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri izraelit pretendon se nuk do të kalohet në fazën e dytë...

Ministri izraelit pretendon se nuk do të kalohet në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza

David Amsalem

Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, tha se nuk do të kalohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit midis Tel Avivit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në gazetën Haaretz, Amsalem në një radio lokale ka bërë vlerësime lidhur me armëpushimin në Gaza.

Duke pretenduar se Hamasi nuk do të dorëzojë armët, Amsalem ka shtuar: “Unë e di që (faza e dytë e armëpushimit) nuk do të ndodhë, të gjithë e dinë”.

“Izraeli do të rifillojë me vendosmëri luftën pas përfundimit të fazës së parë (të marrëveshjes) dhe nuk do të kalojë në fazën e dytë”, shtoi ai.

– Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve Izrael-Hamas

Katari, një nga vendet ndërmjetësuese, më 15 janar njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza.

Marrëveshja hyri në fuqi të dielën, më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit që përbëhet nga 3 faza do të lirohen 33 pengje izraelite dhe mbi 1.900 të burgosur palestinezë.

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes liruan 3 gra izraelite më 19 janar.

Në këtë kuadër 90 fëmijë dhe gra palestineze të mbajtur në burgjet izraelite u liruan nga burgu ushtarak Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Exit mobile version