Ministri iz’raelit pretendon se me Trumpin ka ardhur koha për “sovranitet në Bregun Perëndimor”

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir tha se me zgjedhjen e Donald Trumpit si president të SHBA-së ka ardhur koha për “sovranitet dhe fitore të plotë” në Bregun Perëndimor të cilën e mbajnë nën pushtim, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta “The Times of Israel”, Ben-Gvir në fjalimin e tij në parlamentin izraelit Knesset, shprehu kënaqësinë për fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Ai pretendon se ka ardhur koha për “sovranitet dhe fitore të plotë” në Bregun Perëndimor të cilin e mbajnë nën pushtim.

Ben-Gvir kërkoi nga Knesset-i të miratojë ligje më të ashpra, përfshirë “dënimin me vdekje për terroristët”. “Është koha për të miratuar çdo legjislacion për të cilin nuk kam dyshim se presidenti i SHBA-së do të pajtohet”, tha ai.

Ministri izraelit ka bërë thirrje më parë për ngritjen e më shumë postblloqeve ushtarake në Bregun Perëndimor dhe që palestinezët të mos lejohen të ecin rrugëve. Ai kërkoi që dënimi me vdekje të vihet në axhendën e kabinetit për palestinezët në burgjet izraelite.