Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu.
Katz në deklaratën lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Libanit dhe Izraelit tha se “do të përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit”.
Ai pretendon se edhe Libani duhet të autorizojë ushtrinë e tij që “të mbajë Hazbollahun përtej lumit Litani dhe të eliminojë strukturën e tij atje”.
“Nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut”, tha ministri izraelit Katz.