Ministri iz’raelit i Mbrojtjes: Kërcënimet nga Irani dhe Libani mund të realizohen

Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se kërcënimet nga Irani dhe Libani mund të realizohen, transmeton Anadolu.

Ministri Gallant bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale X në lidhje me kërcënimet e Iranit dhe Libanit për të “goditur Izraelin”.

Gallant deklaroi se ai informoi Komisionin për Punë të Jashtme dhe Siguri të Parlamentit izraelit dhe tha: “Ne jemi në një periudhë kur kërcënimet nga Teherani dhe Bejruti mund të materializohen dhe ne duhet të jemi vigjilent dhe të përgatitur”.

Duke thënë se qëllimi i tyre kryesor është të mbrojnë popullin izraelit, ai deklaroi: “Në ditët e fundit, ne kemi shpenzuar kohë për të forcuar mbrojtjen dhe në të njëjtën kohë duke krijuar opsione si kundërsulme”.

Për gati dy javë, Izraeli ka pritur për një sulm të mundshëm nga Irani dhe Hezbollahu në përgjigje të vrasjes së kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe Fuad Shukr, një nga komandantët e lartë të Hezbollahut.

Shukr, një nga komandantët e lartë të Hezbollahut, humbi jetën në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në Bejrut më 30 korrik. Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Haniyeh, u vra në Teheran, kryeqyteti i Iranit, më 31 korrik.

Qeveria e Tel Avivit kishte njoftuar se “priste një përgjigje të fortë” nga Hezbollahu libanez dhe Irani pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Shukr në sulmin ajror në Bejrut dhe vrasjes së liderit të Hamasit, Haniyeh, në Teheran.