Ministri izraelit detyrohet të anulojë vizitën në Bruksel për shkak të paralajmërimeve të sigurisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi të dielën që ministri i Çështjeve të Diasporës, Amichai Chikli, të anulojë një udhëtim në Parlamentin Evropian në Bruksel për shkak të paralajmërimeve të sigurisë, transmeton Anadolu.

“Për shkak të paralajmërimeve specifike të sigurisë dhe bazuar në rekomandimin e agjencive të sigurisë, ministrit të Çështjeve të Diasporës, Amichai Chikli iu kërkua të anulonte udhëtimin e tij të planifikuar në Parlamentin Evropian në Bruksel”, tha Zyra e Netanyahut në një deklaratë.

As ministri e as zyra e Netanyahut nuk specifikuan datën e saktë të udhëtimit.