Një ministër izraelit, të enjten, bëri thirrje për rivendosjen e vendbanimeve në Rripin e Gazës pasi Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, raporton Anadolu Agency.
“Vendbanimi hebre këtu është përgjigja ndaj masakrës së tmerrshme (duke iu referuar sulmit të Hamasit të 7 tetorit),” tha Ministri i Strehimit dhe Ndërtimit, Yitzhak Goldknopf, në X, duke ndarë foto nga një vizitë në zonën Netzarim në Gaza qendrore, që ndan veriun nga jugu.