Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri izraelit Ben-Gvir paralajmëron largimin nga qeveria nëse ratifikohet marrëveshja e armëpushimit

Ministri izraelit Ben-Gvir paralajmëron largimin nga qeveria nëse ratifikohet marrëveshja e armëpushimit

Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, tha se partia e tij do të largohet nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu nëse marrëveshja e armëpushimit në Gaza dhe e lirimit të pengjeve e arritur një ditë më parë ratifikohet nga kabineti, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Ben-Gvir, kreu i partisë “Fuqia Hebreje”, tha se marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve dhe e armëpushimit me Hamasin “do të zhbëjë të gjitha arritjet që kemi bërë”, duke e përshkruar atë si “turp”.

Takimi i kabinetit izraelit u shty sot, por ministrat pritet të miratojnë të premten marrëveshjen e armëpushimit trefazor, që synon të ndalojë luftimet në Gaza dhe të lirojë pengjet në kthim të të burgosurve palestinezë, sipas mediave izraelite.

Në fillim të kësaj jave, Ben Gvir kishte thënë se bisedimet e armëpushimit ishin dorëzim ndaj Hamasit dhe se nëse marrëveshja kalon, ai do të japë dorëheqjen. Ai i kishte kërkuar ministrit të financave Bezalel Smotrich që të ndiqte shembullin e tij.

Exit mobile version