Ministri i Jashtëm turk Fidan takohet në Bruksel me homologun grek

– Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua në Bruksel me homologun e tij grek George Gerapetritis, transmeton Anadolu.

Në një postim të ministrisë turke nga llogaria e saj në median sociale X, thuhet se Fidan u takua me homologun e tij grek Gerapetritis në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet në Bruksel.