Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bisedoi me homologun e tij amerikan Marco Rubio në telefon, duke diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe situatën humanitare në Gaza, thanë burime diplomatike, transmeton Anadolu.
Fidan dhe Rubio diskutuan po ashtu lidhjet dypalëshe dhe përpjekjet për të vendosur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, shtuan burimet.
Fidan dhe Rubio u takuan më 3 prill në kryeqytetin belg, Bruksel, në kuadër të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s.