Ministri i Jashtëm sirian mbërrin në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin ministror

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Al-Shaibani mbërriti të shtunën në kryeqytetin saudit Riad për të marrë pjesë në një takim ministror mbi situatën në Siri.

Shaibani u mirëprit nga zëvendësministri i Jashtëm saudit, Walid Al-Khreiji, sipas agjencisë shtetërore saudite të lajmeve SPA.

Takimi i së dielës është planifikuar të mbledhë diplomatë të lartë nga Turqia, Iraku, Libani, Jordania, Egjipti, Britania, Gjermania, Italia, SHBA, si dhe anëtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Burime diplomatike turke konfirmuan për Anadolu se në takimin që pritet të diskutohet për hapat e nevojshëm për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e Sirisë do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

Bashar Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.