Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e quajti Turqinë “vendin më të madh mbështetës terrorist në botë pranë Iranit” pas komenteve thumbuese të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Katz tha në një postim në X, udhëheqësi i saj është bërë një “turp” për republikën e themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk dhe mbështetja e Erdoganit për Hamasin e bën atë “një nga shtypësit dhe antisemitët më të mëdhenj në histori”.
Erdogan më herët e krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderët autoritarë si Adolf Hitleri dhe tha se Turqia refuzon ta quajë Hamasin një organizatë “terroriste”. /mesazhi