Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid mbërriti në Ankara për takime zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni me ministrin Lapid dhe delegacionin që e shoqëron mbërriti m; herët në aeroportin Esenboğa në Ankara, i cili u prit nga zv/guvernatori i Ankarasë Mustafa Erkayıran dhe zyrtarë të tjerë.
Pastaj, Lapid takoi ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve, Lapid dhe Çavuşoğlu mbajtën konferencë të përbashkët për media.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme turke thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës do të diskutohen çështjet për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale.
Pas 16 vitesh kjo është vizita e parë në nivel ministri të Jashtëm nga Izraeli në Turqi.
Ish-ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni vizitoi Ankaranë në maj 2006.
Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu më 24-25 maj zhvilloi vizitë dy-ditore që përfshiu Palestinën dhe Izraelin. /aa