Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm iz’raelit: Duhet ta ndalojmë menjëherë Ir’anin para se të...

Ministri i Jashtëm iz’raelit: Duhet ta ndalojmë menjëherë Ir’anin para se të jetë tepër vonë

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah ka “kërcënuar me sulm” Administratën qipriote greke të Qipros Jugore (GCASC), transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Katz mbrojti idenë e tij se “Raketat e Iranit kërcënojnë vendet e Evropës dhe të gjithë botën e lirë”.

“Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah në fjalimin e tij dje kërcënoi me sulm Qipron Jugore. Duhet ta ndalojmë Iranin menjëherë para se të jetë tepër vonë”, tha Katz.

Ai në postimin e tij etiketoi llogaritë e medias sociale në X të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock si dhe llogaritë e ministrit të Jashtëm francez, Stephane Sejourne.

Nasrallah tha se kanë informacione të inteligjencës se Izraeli do të përdorë aeroportet dhe bazat ushtarake të Administratës qipriote greke në një sulm të mundshëm gjithëpërfshirës ndaj Libanit. “Në një rast të tillë do ta konsiderojmë Administratën qipriote greke si pjesë të luftës”, ka thënë ai.

Exit mobile version