Ministri i Jashtëm holandez thërret ambasadorin izraelit për agresionin në Gaza

Ministri holandez Caspar Veldkamp

Qeveria holandeze ka njoftuar të martën se ka thirrur ambasadorin izraelit në Holandë, në lidhje me situatën e rënduar në Rripin e Gazës dhe agresionin e vazhdueshëm izraelit, të cilin e cilëson si gjenocidal.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se ministri Caspar Veldkamp ka ftuar ambasadorin izraelit për një takim zyrtar që do të zhvillohet të mërkurën.

Sipas qeverisë holandeze, kjo thirrje vjen në kontekstin e shqetësimeve të thella të Holandës për përshkallëzimin e dhunës dhe krizën humanitare në Gaza. /mesazhi