Ministri Hoti mbështet protestën paqësore në Mushtisht

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka përkrahur protestën e banorëve të Mushtishtit të Suharekës.

Ai ka thënë se protesta është e drejtë, mirëpo ajo duhet të jetë paqësore.

“Në Mushtisht me të drejtë protestohet, por protesta duhet të jetë paqësore. Një protestë paqësore u dërgon mesazh të qartë miqve të Kosovës së pavarur se krimet sa më parë duhet të zbardhen, kryesit e krimeve të dënohen dhe të ketë kërkim falje. Një protestë paqësore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve”, ka theksuar ai.