Ministri gjerman nuk shtrëngon dorën me Merkelin për shkak të koronavirusit

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, nuk i zgjati dorën kancelares Angela Merkel për shkak të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel mbërriti në samitin e integrimeve dhe nuk shtrëngoi duart me të pranishmit. Mirëpo, pranë saj ishte ulur ministri Seehofer të cilit ia zgjati dorën.

Përfaqësuesja e qeverisë federale për integrimet, Annette Widmann-Mauz, përshëndeti Seehofer me një përkulje të butë.

Ministri Seehofer javën e kaluar vendosi të mos shtrëngoj dorën me asnjë për shkak të koronavirusit.