Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri gjerman i Shëndetësisë pret që pandemia të mbarojë në pranverë

Ministri gjerman i Shëndetësisë pret që pandemia të mbarojë në pranverë

Jens Spahn

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se pret që pandemia e koronavirusit (COVID-19) të përfundojë në pranverën e vitit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Spahn, në një deklaratë për gazetën Augsburger Allgemeine, deklaroi se në pranverën e vitit 2022, do të arrihet imuniteti i tufës.

Spahn tha se pas kësaj periudhe, jeta mund të kthehet në normalitet.

“Nëse nuk shfaqet ndonjë variant i ri i virusit për të cilin vaksina nuk është efektive, gjë që nuk ka gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë në pranverë dhe do të jemi në gjendje për t’u kthyer në normalitet”, u shpreh ai.

“Pyetja këtu është nëse kjo do të arrihet përmes vaksinimit apo infeksionit? Vaksinimi është padyshim mënyra më e sigurt për të arritur atje”, shtoi Spahn.

Ai po ashtu theksoi se rreziku i transmetimit të virusit do të rritet në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, kur njerëzit janë kryesisht brenda.

“Është shumë herët për të hequr masat kundër COVID-19. Nëse nuk do të kishim masa mbrojtëse, do të kishte ngarkesë për shërbimet e kujdesit intensiv për shkak të numrit të lartë të njerëzve të pavaksinuar”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë. /aa

Exit mobile version