Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, bëri sot një vizitë të papritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu.
Vizita u raportua fillimisht nga mediat ukrainase dhe gjermane, megjithëse as Kievi dhe as Berlini nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht atë.
Detajet për qëllimin apo agjendën e udhëtimit mbeten të pakta.
Sipas burimeve, ministri Pistorius synon të diskutojë për vazhdimin e ndihmës ushtarake gjermane për Kievin në mes të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022. Ai pritet të njihet edhe me situatën aktuale në terren.