Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri austriak: “Nuk duhet të ketë çerdhe për fëmijët musliman”

Ministri austriak: “Nuk duhet të ketë çerdhe për fëmijët musliman”

Ministri i Jashtëm dhe i Integrimit të Austrisë, Sebastian Kurz tha se “Në Austri nuk duhet të ketë çerdhe islame”, duke shprehur se këto shkolla parafillore ku mësohen vlerat islame nuk po jepet edukim i mjaftueshëm i gjuhës gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit të tij në një seminar të organizuar nga gazeta “Kurier”, Kurz pretendoi se çerdhet ku familjet muslimane po i dërgojnë fëmijët e tyre, po rrisin individë të izoluar nga shoqëria.

Duke vënë në dukje se procesi i adaptimit fillon që nga mosha fëmijërore, Kurz tha se në këto çerdhe ku përveç edukimit bazë parafillor mësohen edhe vlerat islame, janë të izoluara nga shoqëria.

Kurz theksoi se në Vjenë rreth 10 mijë fëmijë shkojnë në çerdhe dhe se institucionet parashkollore të cilat po financohen nga tatimet po japin edukim të nivelit të ulët dhe që fëmijët të cilët po i vijojnë këto çerdhe nuk po e mësojnë mjaftueshëm gjuhën gjermane.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me mbylljen e çerdheve islame, Kurz tha se “Këto institucione po financohen nga tatimet dhe po marrin ndihma nga qeveria. Nëse në i vështirësojmë kriteret ata nuk mund të marrin ndihma dhe mbyllen. Pavarësisht nga këto, unë mendoj se ne nuk kemi nevojë për gjëra të tilla. Nuk duhet të ketë çerdhe islame”.

Kurz foli edhe për krizën e refugjatëve, ku u shpreh se Austria ka pranuar më shumë refugjatë se Greqia e Italia.

Duke vënë në dukje se në kontinentin e Afrikës jetojnë më shumë se 1 miliardë persona, Kurz tha se pas rrugës së Ballkanit, edhe Mesdheu duhet të jetë i mbyllur për kalimin e refugjatëve.

Exit mobile version