Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka shkarkuar bordin e Agjencisë së Akreditimit.
Shkarkimi është bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, pas parregullsive dhe shkeljeve të raportuara nga ana e këtij bordi.
Kërkesa e Haradinajt përmban, shkarkimin e menjëhershëm të tetë Bordit të Agjencisë së Akreditimit (Këshillit Shtetëror të Cilësisë –KSHC), duke përfshirë këtu edhe Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.