Ka nisur protesta e organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me kërkesat për rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.
Protesta ka nisur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.
Punëtorët e Arsimit po mbajnë pankarta “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale”, etj.
Një ditë para protestës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u.