Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministrat turq do të informojnë parlamentin për sulmet e Izraelit dhe situatën...

Ministrat turq do të informojnë parlamentin për sulmet e Izraelit dhe situatën në Lindjen e Mesme

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, do të adresohen në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Turqisë për të informuar ligjvënësit mbi sulmet e Izraelit, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe masat e marra nga qeveria turke deri më tani.

Sipas informacione të siguruara nga Anadolu, shefi i diplomacisë turke dhe ai i mbrojtjes do të informojnë ligjvënësit turk për sulmet e Izraelit, përhapjen e konfliktit dhe rrezikun e luftës në rajonet e Lindjes së Mesme.

Seanca pritet të mbahet me dyer të mbyllura dhe nëse vendoset kjo atëherë asnjë vëzhgues apo gazetar nuk do të lejohet në sallën e asamblesë së përgjithshme.

Po ashtu edhe dhomat ngjitur me sallën e asamblesë së përgjithshme do të pastrohen dhe do të mbyllen gjatë seancës.

Procesverbali dhe përmbledhja e seancës me dyer të mbyllura nuk do të bëhet publike për 10 vjet.

Exit mobile version