Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij iranian Abbas Araghchi diskutuan sot për negociatat mbi programin bërthamor të Iranit që mbahen në Oman.
Burime diplomatike thanë se biseda ka qenë telefonike.
Me ndërmjetësimin e Omanit, Irani dhe ShBA-ja zhvilluan të shtunën në kryeqytetin e Omanit, Muskat, bisedime për programin bërthamor të Iranit.