Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, diskutoi sigurimin e armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit të SHBA-së, thuhet se Blinken zhvilloi biseda telefonike me ministrat Al-Thani dhe Abdelatty.
Në bisedën ku u diskutua për rëndësinë e qetësimit të tensionit në rajon dhe përfundimit të armëpushimit në Gaza, u theksua përkushtimi i tyre ndaj deklaratës së përbashkët të lëshuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.
Gjatë bisedës u theksua se asnjë palë në rajon nuk duhet të ndërmarrë hapa që do të dëmtojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Blinken falënderoi Al-Thanin për rolin kritik që ka luajtur Katari në punën për paqen e përhershme në rajon.
– Biseda me ministrin Abdelatty
Blinken dhe Abdelatty në bisedën e tyre ranë dakord për të vazhduar punën e tyre të përbashkët për t’i dhënë fund konfliktit në Sudan. Sekretari amerikan falënderoi homologun e tij egjiptian për rolin që ka ndërmarrë në bisedimet që vazhdojnë për Sudanin në Zvicër.
Po ashtu Blinken përgëzoi ministrin Abdelatty për përpjekjet e Egjiptit për të arritur një armëpushim në Gaza, i cili do të sigurojë lirimin e pengjeve dhe do të rriste ndihmën humanitare për rajonin.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga SHBA-ja, Egjipti, dhe Katari më 8 gusht për sigurimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht.