Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës vizitojnë Sirinë

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës vizitojnë Sirinë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot mbërritën për vizitë në Siri, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (DPA), Baerbock ka mbërritur në Siri në kuadër të vizitës së paralajmëruar më parë, rreth një muaj pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit.

Në Damask ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm francez Barrot për të cilin thuhet se ka kaluar në Siri pas vizitës së tij në Liban.

Gjatë vizitës në Liban, Barrot diskutoi me kryetarin e Parlamentit libanez, Nabih Berri, për situatën e përgjithshme në Liban dhe Lindjen e Mesme, zhvillimet politike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Libanit dhe Francës.

Exit mobile version