Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministrat e Jashtëm të G7-ës takohen në Itali, në fokus Lindja e...

Ministrat e Jashtëm të G7-ës takohen në Itali, në fokus Lindja e Mesme dhe Ukraina

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 u takuan për të trajtuar krizat ndërkombëtare në takimin e tyre të dytë që organizohet nga Italia e cila ka presidencën e radhës, transmeton Anadolu.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7, të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja dhe Japonia si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) nën pritjen e Italisë, kryesuese e radhës e Presidencës, u takuan për të diskutuar çështjet në axhendën ndërkombëtare në sesionet në qytezat Anagni dhe Fiuggi rreth 90 kilometra nga kryeqyteti Roma.

Takimi i Ministrave të Jashtëm të G7-ës nisi me pritjen e të ftuarve nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe më pas duke bërë një “foto familjare”. Sipas programit të njoftuar nga Ministria e Jashtme italiane, ministrat në seancat e tyre të ditës së parë do të diskutojnë për krizat në Lindjen e Mesme.

Ministrat do të diskutojnë për armëpushimin dhe qasjen e ndihmës humanitare në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite, përfundimin e armiqësive në Liban, tensionet mes Izraelit dhe Iranit dhe situatën në Detin e Kuq.

Ministrat e Jashtëm të G7 në një seancë speciale që do mbahet do të takohen edhe me ministrat e vendeve arabe. Në ditën e fundit të takimeve që do të vazhdojnë sot dhe nesër, ministrat e Jashtëm të G7-së do të diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë, situatën në Indo-Paqësor dhe çështje të tjera.

Në seancën e nesërme ku do të flitet për mbështetjen e Ukrainës, do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha. Në fund të takimit ministror pritet të publikohet deklarata përfundimtare.

Zv/kryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Tajani i cili dha një deklaratë për kanalin italian “Tg2” me mbërritjen e tij në Anagni për G7, në pyetjen për mundësinë e një armëpushimi në Liban tha se “Për mua, Irani duket pak kundër tij ose të paktën dëshiron të zgjasë periudhën”.

Ndërkohë që u morën masa të gjera sigurie për takimin e G7, një forcë përforcuese e sigurisë prej 1.500 personash u transferua në qytetet Fiuggi dhe Anagni. Nën organizimin e Italisë e cila ka presidencën e radhës, ministrat e G7-ës u takuan në këtë vend për herë të dytë këtë vit. Ministrat janë takuar më parë në ishullin Capri më 18-19 prill.

Ministrat e Jashtëm të G7-ës janë takuar në dy takime jozyrtare këtë vit. Ministrat u takuan për herë të parë gjatë presidencës së Italisë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë më 17 shkurt dhe zhvilluan takim jozyrtar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.

Exit mobile version