Ministrat e Jashtëm të G7, shtatë vendeve më të rëndësishme në ekonominë botërore, u takuan dje në Liverpool të Anglisë.
Agjenda kryesore e takimit 2-ditor do të jenë tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi.
Në fjalën e saj të hapjes, ministrja e Jashtme britanike Liz Truss bëri thirrje për unitet kundër Rusisë, Kinës dhe Iranit.
Truss pati një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken përpara mbledhjes. Ata sinjalizuan se ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda.
Sekretari amerikan u takua gjithashtu me homologun e tij japonez, Hayashi Yoshimasa.
Blinken dhe Hayashi ranë dakord të forcojnë kapacitetin luftarak dhe të parandalimit të aleancës dypalëshe kundër rritjes së aktiviteteve të Kinës në Indo-Paqësorin dhe kërcënimet raketore të Koresë së Veriut.
Në takimin e ministrave të jashtëm në rend të ditës ishte edhe bojkoti i Lojërave Olimpike në Kinë.
Shtetet e Bashkuara, Australia, Britania dhe Kanadaja kanë njoftuar se do të bojkotojnë në mënyrë diplomatike Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, ndërkaq Franca e kundërshtoi bojkotin. /trt