Përbërësit
Për petën:
- Keksa Petit Beurre
- Gjalpë;
- Sheqer;
- Pak fije kripë;
Për fillin:
- Djathë krem
- 2 vezë, të bardhat veç e të kuqet veç;
- Sheqer;
- ½ e lugës së kafesë kripë;
- Sheqer vanilje;
- Çokollatë për zierje;
- Dredhëza;
Mënyra e përgatitjes
1. Ngrohni furrën.
2. Në një enë të vogël, kombinoni keksët, sheqerin, kripën dhe gjalpin. Përzini dhe vendosni në tepsi speciale për muffin (kupëza). Shtypni mirë. Vendosni në furrë për 8 minuta, pastaj largoni dhe uleni temperaturën e furrës.
3. Në një enë të madhe, përzini djathin krem, sheqerin, kripën dhe vaniljen deri sa të krijohet një mazë kremoze. Shtoni të kuqet e vezës një nga një.
4. Në një enë të vogël, përzini me mikser 2 të bardhat e vezës, shtoni pak sheqer dhe përzini prapë.
5. Lehtësisht shtoni të bardhat e vezës në kremin e krijuar më parë. Dhe më pas shtoni në tepsinë ku e keni mbushur më parë me petën me keksa.
6. Piqni për 20 minuta. Pastaj lërini të pushojnë në temperaturë dhome për 10 minuta deri sa të marrin formën normale.
7. Pastaj lërini të pushojnë të paktën për 2 orë para se ti dekoroni.
8. Me një lugë dekoroni me çokollatën e shkrirë. Lëreni të ngrihet çokollata para se të zhytni dredhëzat gjysmë në çokollatë për ti vendosur sipër.