Ballina Arritje Teknologji Mini-aplikacionet e Telegram hapen në ekran të plotë

Mini-aplikacionet e Telegram hapen në ekran të plotë

Mini-aplikacionet e Telegram gjithashtu kanë aftësinë për të gjeneruar dokumente apo të dhëna të shkarkueshme, të përdorin vendndodhjen për parashikimin e motit dhe navigimin dhe të zhvilluesit e tyre tashmë mund ti monetizojnë.

Telegram po shtyn përpara përditësimin e ri 2.0 për mini-aplikacionet të cilat tashmë mund të ekzekutohen në ekran të plotë.

Gjithashtu zhvilluesit mund të shtojnë plane abonimi, të lejojnë dërgimin e dhuratave përmes mini-aplikacioneve e madje të shtojnë ikonat e tyre në ekranin kryesor.

Aplikacionet me ekran të plotë janë lojërat si Doom që mund të operojnë në orientimin portret ose peisazh brenda aplikacionit Telegram. Njëlloj si aplikacionet mobile, mini-aplikacionet mund të lexojnë informacionin e procesorit dhe RAM për të optimizuar performancën dhe mbështetur kontrollet gyro.

Opsionet e reja të Telegram janë një tjetër hap në drejtim krijimit të një super aplikacioni i ngjashëm me WeChat në Kinë. Megjithatë këto përpjekje kanë marrë një goditje për shkak të politikave të dyqaneve të aplikacioneve të Apple dhe Google.

Mini-aplikacionet e Telegram gjithashtu kanë aftësinë për të gjeneruar dokumente apo të dhëna të shkarkueshme, të përdorin vendndodhjen për parashikimin e motit dhe navigimin dhe të zhvilluesit e tyre tashmë mund ti monetizojnë.

Exit mobile version