Vitesse ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Evropës.
Skuadra holandeze para shikuesve të vetë është mposhtur prej Lazios me rezultat 3-2.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte një ndër lojtarët më të mirë të Vitesses me dy asistime.
Megjithëse është krenar me shokët e klubit, Rashica nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur mbrëmë.
“I zhgënjyer me rezultatin, por krenar me këtë ekip. I falënderoj tifozët për mbështetje të mahnitshme”, ka shkruar Rashica në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Vitesse xhiron e dytë do të jetë mysafirë i ekipit francez, Nice.