Real Madridi edhe zyrtarisht përmes një komunikate në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka pësuar humbje të ligamentit.
Reprezentuesi brazilian u lëndua në ndeshjen që Real Madrid e luajti ndaj Osasunës në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo është hera e dytë që Militao pëson një lëndim të ngjashëm pasi edhe vitin e kaluar ai kishte pësuar këputje të ligamentit të gjurit.
“Pas analizave të bëra sot tek lojtari ynë Eder Militão, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me përfshirje të meniskut në këmbën e djathtë”, thuhej në njoftimin e Realit.
Ky lëndim do t’i shtojë edhe më shumë telashet për Ancelottin i cili nuk ka shumë opsione në dispozicion për qendër të mbrojtjes.
Alaba nuk dihet me saktësi se kur do të rikthehet, ndërsa ky lëndim tashmë rrit mundësitë që klubi madrilen të transferojë dikë gjatë afatit kalimtar të janarit.