Ballina Arritje Teknologji Miliona përdorues të iPhone në rrezik nga një problem i iOS

Miliona përdorues të iPhone në rrezik nga një problem i iOS

Nëse jeni prej atyre që nuk kanë instaluar ende iOS 14.7.1, atëherë më mirë të mos e vendosni veten në një situatë të vështirë.

Në muajt e fundit përdoruesit e iPhone në mbarë botën janë përballur me kërcënime në rritje të sigurisë, sulme zero-ditore dhe mashtrime në App Store.

Por tashmë iPhone juaj ka një rrezik akoma më kërcënues. Sipas 9to5Mac përdoruesit e iPhone me përditësimin e fundit iOS 14.7.1 kanë humbur aksesin në internetin celular duke i bërë pajisjet të papërdorshme vetëm nëse kanë akses në rrjet Wi-Fi.

Një gjë e tillë erdhi si shok duke qenë se iOS 14.7.1 konsideroj një prej përditësimeve më solide. Sipas raportimeve, problemi prek të gjithë modelet e iPhone përfshirë linjën aktuale iPhone 12 deri në iPhone 6S.

Nëse jeni prej atyre që nuk kanë instaluar ende iOS 14.7.1, atëherë më mirë të mos e vendosni veten në një situatë të vështirë. Problemi bëhet më shqetësues se ky version i iOS adresonte një problem kritik sigurie që po shfrytëzohej nga hakerët.

Çfarë duhet të bëni? Zgjidhja më e mirë është të prisni. Apple aktualisht por teston iOS 14.8 ku “.8” është numri më i madh që ka arritur një version madhor i iOS ndonjëherë.

Muajin e ardhshëm vjen iOS 15. /PCWorld

Exit mobile version