Miliona njerëz në SHBA vëzhguan eklipsin e parë total diellor të vitit 2024

Në kontinentin e Amerikës së Veriut “Eklipsi i plotë diellor” i parë i vitit u vëzhgua nga miliona njerëz në Meksikë, SHBA dhe Kanada, raporton Anadolu.

Eklipsi diellor, i cili filloi në orën 11:07 me orën lokale në Mazatlan të Meksikës, u zhvendos drejt verilindjes së SHBA-së dhe përfundoi në Kanada në orën 17:16. Miliona njerëz në qindra qytete dhe qyteza të vogla në 13 shtetet e SHBA-së dëshmuan këtë ngjarje historike me syze dhe teleskopë të veçantë për eklipsin diellor.

Eklipsi total ndoqi një rrugë prej 6.437 kilometrash të gjatë dhe 186 kilometrash të gjerë mbi Meksikë, SHBA dhe Kanada, ku jetojnë afërsisht 44 milionë njerëz. Eklipsi i pjesshëm u pa në 48 shtetet amerikane, përveç Alaskës dhe Hawait.

– Rritet “Turizmi i eklipsit të diellit”

Miliona njerëz u dyndën në rajonet ku do të ndodhë eklipsi total, veçanërisht për të parë eklipsin diellor, i cili ndodh kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit. Rruga e eklipsit, e cila filloi të shihej nga bregu i Paqësorit të Meksikës, u zhvendos drejt verilindjes së Meksikës dhe Teksasit dhe u zhvendos drejt Kanadasë nga linjat shtetërore të New Yorkut dhe Maine.

Dallas, Idabel, Littler Rock, Poplar Bluff, Paducah, Carbodale, Evansville, Cleveland, Erie, Buffalo, Burlington, Lancaster dhe Caribou ishin ndër qytetet kryesore ku u pa eklipsi.

Ndërkohë që për të apasionuarit u organizuan evente kulturore dhe shkencore për shkak të eklipsit diellor në shumë vende, autoritetet në disa rajone u përpoqën të merrnin masa sigurie duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të trafikut të tepruar dhe fluksit të njerëzve të shkaktuar nga “turizmi i eklipsit diellor”.

Duke qenë se shikimi direkt në rrezet e diellit është i dëmshëm për shëndetin e syve, rekomandohej përdorimi i syzeve të certifikuara të eklipsit diellor që bllokojnë dritën infra të kuqe dhe ultravjollcë për të vëzhguar eklipsin.

– Eklipsi tjetër total diellor në SHBA do të jetë në vitin 2044

Në rajonet në qendrën e saktë të rrugës së eklipsit, kohëzgjatja e bllokimit të plotë të Diellit nga Hëna ishte 4 minuta e 28 sekonda.

Kur filloi eklipsi, eklipsi i pjesshëm filloi të merrte formën e një gjysmëhëne. Hëna mbuloi plotësisht fytyrën e Diellit dhe Dielli krijoi një unazë drite rreth Hënës. Ndërsa Hëna vazhdonte lëvizjen e saj, një pikë e vetme e ndritshme u shfaq nga skaji i saj dhe shfaqi pamjen e quajtur “rreth diamanti”.

Eklipsi i dytë i vitit 2024 do të ndodhë më 2 tetor si një eklips unazor diellor në jug të Kilit dhe Argjentinës kurse eklipsi tjetër total diellor në SHBA do të ndodhë në vitin 2044. Eklipsi i fundit diellor i vitit 2021, të cilin astronomët e quajnë “unaza e zjarrit”, ndodhi në hemisferën veriore më 10 qershor 2021.

Eklipsi diellor, i cili ndodhi në një rrip afërsisht 500 kilometra të gjerë nga Kanadaja në Siberi, u vëzhgua pjesërisht nga qyteti i New Yorkut, SHBA, me një eklips prej 60 për qind.