Miliona njerëz në të gjithë botën po festojnë ditën e Nevruzit – një festë që shënon Vitin e Ri Persian dhe fillimin zyrtar të pranverës.
Nevruzi fillon në ekuinoksin e pranverës, kur dielli kalon ekuatorin dhe dita e nata janë të barabarta.
Kryesisht festohet në Iran, Afganistan, rajonet Kurde të Irakut dhe Turqisë, nga populli Pers në Indi dhe komunitetet e diasporës në pjesën tjetër të botës.
Këtë vit – i cili në kalendarin Persian është viti 1400 – festimet në shumë vende mbahën mes kufizimeve të koronavirusit. /Mesazhi.com