Milani shënon fitore ndaj Parmas

Milan e ka mbyllur me fitore xhiron e 14-të në Serie A.

“Rosonerët” kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1, në përballjen ndaj Parma.Serinë e golave në këtë takim e hapi Roberto Inglese, i cili në minutën e 49’ shokoi skuadrën e Gattuso duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Reagimi i Milan erdhi në minutën e 55’ me anë të Patrick Cutrone, i cili ka filluar të kthehet në fytyrën e skuadrës dhe po bën heroin.Në minutën e 71’ vendasit fituan një penallti të cilën në gol e konkretizoi mesfushori Kessie.Me këtë fitore Milan ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, me dy pikë më shumë se Lazio që ka një lojë për të luajtur.