Ballina Sport Futboll Milani përmbys PSG-në

Milani përmbys PSG-në

Milani ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare për fatin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, në kuadër të xhiros së katërt në Grupin F.

“Rossonerët” triumfuan 2:1 me përmbysje në rezultat kundër Paris Saint-Germainit, në stadiumin “San Siro”.

Ishte mbrojtësi Skriniar që zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, në të mirë të Paris Saint-Germainit.

Megjithatë, epërsia e mysafirëve nga Franca zgjati vetëm tre minuta, pasi Leao shënoi supergol për t’i barazuar shifrat.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, sulmuesi Olivier Giroud u përkujdes të përmbyste rezultatin me golin e dytë për Milanin.

Deri në fund, dy skuadrat tentuan golin, por në fund pikëve të plota iu gëzua Milani.

Me këtë fitore, Milani ngritet në pozitën e tretë me pesë pikë, një më pak se Paris Saint-Germaini dhe dy më pak se Dortmundi lider. I fundit në grup është Newcastle me katër pikë.

Exit mobile version