Milani ka mposhtur Juventusin në San Siro me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A.
Fitoren rosonerëve ja solli talenti, Lucatelli në minutën e 65-të pas një supergoli.
Vlen të theksohet se Juventusit iu anulua një gol i dyshimtë, ku pasi gjyqtari kryesorë e pranoi, vendimi i anësorit ishte që goli të anulohej.
Donaruma në sekondat e fundit të ndeshjes bëri një superpritje, që i mohoi Juventusit një gol të sigurt.
Pas kësaj fitore, Milani përforcon pozitën e dytë me 19 pikë, dy më pakë se kryesuesi Juventus.