Sampdoria e ka mposhtur Milanin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit italian, Serie A.
Vendasit nga Luigi Ferraris kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke arritur edhe fitoren e tretë, teksa kanë edhe dy barazimi dhe një ndeshje më pak për tu zhvilluar ndaj Romës.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Zapata, i cili u vlerësua me notë 8.3, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Gianluigi Donnarumma që u notua me 5.7.