Milan dhe Real Madrid kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Soldier Field në Chicago.
Ka qenë një duel fantastik, ku prodhoi shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, megjithatë një gol ishte vendimtar për ta përcaktuar fituesin.
Gjiganti italian arriti fitore ndaj atij spanjoll me rezultatin e ngushtë 1-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0, derisa me të filluar pjesa e dytë Rossonerët shënuan.
Talenti italian Mattia Liberali asistoi bukur te Samuel Chukwueze i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi për fitoren e Milanit.
Dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Carlo Ancelotti i dhanë hapësira të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion për këtë sfidë.